Klik Ekspo Group, ngre siparin edicioni i 21 i panairit

Ka nisur edicioni i 21 i panairit ndërkombëtarë të Tiranë i organizuar nga Klik Ekspo Group.Të pranishëm në hapjen e tij ishin ministrat Gjiknuri e Haxhinasto si dhe ministri i Tregtisë TzPJ5l83HP8dhe Industrisë së Kosovës. Ministri Gjiknuri e cilësoi këtë panair si një mundësi e mirë për vendet e rajonit për të bërë lidhje tregtare pasi kjo sipas tij na con një hap më afër Bashkimit Europian.“Ajo çka është më e veçanta në këtë panair, kemi një pjesëmarrje dominuese nga të gjitha shoqëritë e rajonit dhe kjo është nje shenjë shumë e mirë, sepse ky rajon ka vërtet të ardhme. Europa juglindore duhet parë si një zonë e tërë ekonomike me një perspektivë shumë të mirë për t’u integruar në BE.”Sipas ministrit Haxhinasto partneriteti midis sektorit puiblik dhe atij privat është rruga për të realizuar objekte të rëndësishme publike.“Parteneriteti midis sektorit publik dhe sektorit privat është një nga rrugët e duhura, në të cilat duhet të ecim përpara edhe për të realizuar vepra publike.”Ministri i i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Ismet Mulaj, e konsideroi panairin si një organizim të rëndësishëm që ndihmon qeverinë të jetë më afër bizneseve dhe nevojave të tyre.“Ky organizim dhe organizimet të këtij lloji ndihmojnë afrimin e biznesit. Në një mënyrë ndihmojnë edhe qeverinë të jetë më afër biznesit.”Në këtë panair marrin pjesë sipërmarrës nga vende të ndryshme të botës, dhe do të qëndrojë i hapur deri më datë 26 nëntorë.