Opera "La Boheme", rikthehet në skenën e TKOB pas 11 vitesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2014, 11:38
Pas 11 vitesh rivihet në skenën e TKOB, opera “La Boheme” e Giacomo Puccinit.Në sallën e mbushur me të apasionuarit pas operës u interpretua historia tragjike e dy të rinjve dhe dashuria e tyre e mundur nga varfëria dhe turbekulozi në Parisin e shekullit të 19-të.Tenori, Cristian Ricci, nën rolin e Rudolfos dhe Alisa Katroshi në rolin e Mimit i dhuruan publikut në sallë të qeshura dhe momente gazmore, ashtu si edhe dhimbje dhe humbje tragjike.Opera “La Boheme” do të vihet në skenë edhe në datat 22 dhe 24 nwntor në orën 19:00 në Teatrin e Operas dhe Baletit