Krerët e sigurisë bashkë për të forcuar hetimin e pasurive të paligjshme

Apeli i ndërkombëtarëve për të luftuar korrupsionin ka mbledhur bashkë në një tryezë krerë të institucioneve të sigurisë.Një takim i thirrur nga kryeprokurori Adriatik Llalla dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri pranoi se kjo luftë kërkon një ritëm të ri, duke paralajmëruar dhe ndryshime ligjore“Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve tona rregullohet deri më sot nga një memorandum që deri diku ka nevojë për t'u riparë për sa kohë daton disa vite më përpara. Por gjithashtu edhe pse kërkohet një ritëm i ri në kuadër të kësaj lufte dhe vendosëm që një grup i përbashkët pune ndërmjet agjensive të marrim në rishikim instrumentat e bashkëpunimit të memorandumit nga njëra anë dhe ndryshimet potenciale në kuadrin ligjor nga ana tjetër, siç vendosëm që të gjithë agjensitë ligjzbatuese të rakordojnë mbi baza mujore, hetimet e përbashkëta në kuadër të luftës kundër krimit ekonomik dhe financiar, pastrimit të parave dhe për të kulmuar, dhe ajo ditë do të vijë shumë shpejt, në hetimin e pasurive të pajustifikuara" tha Tahiri .Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri theksoi gjithashtu se do të jetë e afërt dita kur do të hetohen pasuritë e pajustifikuara, një pjesë e të cilave vjen dhe nga trafikimi i drogës, por nuk pranoi të përgjigjet për idenë e kolegut të tij socialist Koco Kokëdhima për lëgalizim të hashashit."Ne jemi shumë të vendosur që bota e krimit të mos i gëzojë paratë që ka fituar nga aktiviteti kriminal, dhe kjo është goditja më e rëndë që duhet t'i japim botës së krimit" tha ai.Në takim e thirur nga Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla morën pjesë edhe Ministri i Financave Shkëlqim Cani, Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi (Lika), Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali, Drejtori i Zyrës Kundër Pastrimit të Parave Gent Gazheli, Drejtoresha e INUK Dallëndyshe Bici, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto, përfaqësues nga Hetimi Tatimor, nga ILDKP-ja. llalla, tahiri, cani