Biletë drejt tokës së premtuar,apo vdekjes? Ja si kalohet ilegal në Angli VIDEO
Tragjedia e shënuar në tokën franceze, ku dy të rinj shqiptarë humbën jetën teksa tentonin të kalonin drejt Anglisë sjell në vëmendje edhe njëherë problemet e emigracionit ilegal.Pamjet në video tregojnë, tregojnë më së miri sesa rrezikojnë shtetas nga vende me ekonomi të dobët dhe të pazhvilluar, mes tyre edhe vendi ynë, drejt një jete më të mirë.Kamionët dhe maunet me mallra, që kalojnë përgjatë autostradës shihen si treni i fundit, emigrantë shumëkombësh që rrethojnë në dy krahët autostradën vrapojnë, në rastin më të mirë pa dijeni të drejtuesit, por dhe me dijeni kundrejt pagesave të majme, duke u ngjeshur në fundin e mjetit të mallrave që gjenden plot.Grupe të vogla, dy e nga dy futen në kamion, ndërsa nuk mungon një person i tretë që ndihmon „shokët“ e rastit duke u mbyllur derën para se të futen.Rasti i mbrëmjes së të mërkurës me humbjen e jetës së dy të rinjve shqiptarë, nuk është i izoluar.Nuk kanë munguar fatkeqësi të ngjashme, ku teksa kanë hipur në maunet frigoriferë, janë gjetur të vdekur për shkak të temperaturave të ulëta,.