Pëllumbi: PS e LSI duhet të shkrihen në një parti, Arvizu gaboi për Enverin
I tërhequr nga politika aktive por një vëshgues i hollë i saj, i cilësuar si profesori i socialistëve, ai e ka cilësuar të rrezikshme për të ardhmen e PS faktin që Edi Rama ka shkëputur qeverinë nga Partia.I ftuar në emisionin Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku, ai e cilësoi situatën delikate sepse kjo rrezikon edhe zgjedhjet e vitit 2017.“Rama ka shkëputur qeverinë nga partia, kështu rrezikon të humbasë zgjedhjet e tjera. Ka pakënaqësi në bazë dhe Rama nuk po e merr parasysh këtë”, tha Pëllumbi duke shtuar se fajtor për këtë gjendje është edhe kryetari i grupit kuvendor Gramos Ruçi për të cilin Pëllumbi thotë se nuk duhet te ndjehet i kënaqur vetëm se e quajnë senator.Por ajo që shokoi edhe më skeptikët dje gjatë emisonit ishte deklarata se PS dhe LSI duhet të shkrihen në një parti të vetme.Sipas Pëllumbit raporti i Ramës dhe Metën është shumë i mirë por në bazë është krejt kundërta.“Ka përplasje e debate dhe e vetmja zgjidhje e kësaj situate është bashkimi dhe shkrirja e PS dhe LSI në një parti të vetme”.Dhe po sipas Pëllumbit kjo duhet të bëhet përpara zgjedhjeve të vitit 2017."Këshilloj Ramën dhe Metën ta realizojnë përpara 2017".Pëllumbi vlerëson rezistencën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore por e cilësoi gabim deklaratën e ambasadorit Amerikan për Enver Hoxhën.“Arvizu gaboi kur tha për Enverin se ishte monstër. “Enveri ka qenë aleat edhe i amerikanëve në Luftë”, tha Pëllumbi.