Rreziku nga trafikimi, fëmijët e rrugës janë më të ekspozuarit
Në kuadër të javës së konventës të së drejtave të femijeve është prezantuar në ambientet e Pallatit të Kulturës studimi i kryer nga misioni i Terre de Homes dhe fondacioni Save the Children, sipas së cilit fëmijët në lëvizje janë më të ekspozuarit ndaj rreziqeve apo trafikimit.E pranishme në konferencë këshilltarja e ministrit për Çështjet Sociale dhe Rinisë Enkeleda Lopari theksoi faktin se migracioni apo emigracioni ka nevojë për informim, që do të thotë se familjet duhet të njihen me anët e tij positive por edhe ato negative.Për Drejtoreshën e Save dhe Children Anila Meco fëmijët janë të gjithë të barabartë pavarësisht statusit të tyre rezidentë apo jo.Studimi "Fëmijët në lëvizje në Shqipëri" dëshmon qartë se fenomeni i lëvizjes tek fëmijët sjell rreziqe të shumta të cilat mund të cënojnë sigurinë zhvillimin dhe mirëqënien e tyre.