Përmbytjet, tërhiqet uji në Lezhë, por hidrovorët nuk punojnë
Lezhe-Vijon të mbetët e rëndë situata nga përmbtytjet në Lezhë. Dhjetëra banesa e qindra hektarë tokë janë ende nën pushtetin e ujit.Mungesa e energjisë elektrike si pasojë e përmbytjes së nënstacionit elektrik bëri që hidrovoret të mos punojnë për rreth 18 orë, ndërsa uji mbuloi edhe qendren e Lezhës.Banorët tregojnë se, uji vërshoi vrullshëm dhe i gjeti të papërgatitur, duke ju shkaktuar dëme të mëdha.Mësimi u ndëpre në tre shkollat e qytetetit pasi uji mbushi klasat, ndërsa forcat e ushtrisë nisën punën për largimin e ujit. Për përballimin e situatës u angazhuan rreth 300 forca Policie me 10 automjete, ku në ndihmë të policisë së Lezhës kanë ardhur edhe forcat e FNSH dhe ato zjarrfikëseDëmet nga përmbytjet në Lezhë ishin aq të mëdha sa vec banesave e tokave bujqësore, u mbuluan nga uji edhe qindra biznese.