Familja Koçi nën ujë, absurdi, shtëpia buzë përroit në proces legalizimi
Një familje e përbërë nga 8 persona ka rrezikuar jetën për shkak të përmbytjes së shtëpisë e cila është ndërtuar në buzë të përroit.Kryefamiljari Gëzim Koçi shpjegon se shtëpia është në proces legalizimi, ndërkohë që abusrdi fillon pikërisht këtu pasi rreziku që i kanoset këtyre personave është i përhershëm.Sipas babait të katër fëmijëve dëmet e shkaktuara nga përmbytja janë shumë të mëdha, ndërkohë ankohet se askush nga pushteti vendor nuk ka shkuar për të parë gjendjen.Shiu i rrëmbyeshëm i rënë gjatë natës ka lënë në qiell të hapur te persona të familjes së Gëzim Koçit, i cili shprehet i shqetësuar për strehimin e 4 fëmijëve dhe të prindërve të tij të moshuar.[caption id="attachment_425192" align="alignright" width="640"]
Në foto: Shtëpia e familjes Koçi e përmbytur[/caption]