Tekstet shkollore, riaktivizohet Komisioni i përbashkët Greqi-Shqipëri

Me tone deri ne limitet e kërcënimit, ministri i Edukimit të Greqisë, Andreas Liverdo, i ka kujtuar Shqipërisë mbështetjen në rrugën integruese për të kërkuar respektimin e të drejtave të minoritetit grek nga shteti ynë.“Fëmijët e minoritetit grek kudo që ndodhen duhet të kenë arsimimin më të mirë të mundshëm. Kanë nevojë për arsimim dhe ne të dy duhet të bëjmë punën tonë”Shqipëria dhe Greqia kanë riaktivizuar Komisionet e përbashkëta për studimin e paraqitjes së teksteve shkollore.Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë një takimi me homologun grek Andreas Loverdos tha se për të gjitha vendimet nuk do të ketë asnjë imponim dhe çdo gjë do të behet me konsensus.“Sot ne riaktivizuam Komisionin e përbashkët për studimin e paraqitjes së teksteve shkollore në fushën e historisë, gjeografisë, kulturës dhe ekonomisë bazuar në frymën dhe parimet e UNESCO-s dhe Këshillit të Europës.Kjo është një shenjë e qartë se marrëdhëniet tona përcaktohen nga vullneti ynë për ti kontribuar forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit të mëtejshëm, paqes , stabilitetit dhe integrimit europian në frymën e së drejtës ndërkombëtare dhe në respekt të kuadrit ligjor të brëndshëm të secilit vend”.“Fëmijët e minoritetit etnik grek kudo ku gjenden duhet të kenë arsimimin më të mirë të mundshëm, kanë nevojë për këtë lloj arsimimi ashtu si gjithë fëmijët e botës dhe ne të dy. Ne të dy si Ministra të Arsimit duhet të bëjmë detyrën tonë.Ne diskutojmë sigurisht dhë çështjet që kanë të bëjnë me arsimimin e dhjetra nxënësve shqiptarë, familjet e të cilëve ndodhen në Greqi dhe këta fëmijë janë në Greqi. Kjo është çështje e Komisionit dhe do ta diskutojë. Edhe ne takimet e mëparshme që kemi pasur me zonjën.Ministre është përmendur kjo çështje” tha Ministri grek i arsimit.