Drama e dyfishtë nga përmbytjet, mungesa e urës lë trupin e 22 vjeçarit pa varrosur

Shembja e urës së Skurajt, i mori jetën 22-vjeçarit Liman Balloku, orëve të mbrëmjes së të martës.  Ndërsa sot, drama njerëzore e kalon dhimbjen e fatkeqësisë.Ndonëse reshjet kanë pushuar, është po kjo urë pengesa që i riu të përcillet për në banesën e fundit.Të ardhur nga larg të afërm të një prej viktimave të motit të keq, prej orësh u bllokuan pak kilometra nga shtëpia e të riut, por në pamundësi për të mbërritur aty, për shkak të dëmtimit të urës së vetme lidhëse të fshatit Vinjoll.Trupi i Liman Ballokut, të riut nga Vinjolli, që humbi jetën pas shembjes së urës në Skuraj si pasojë e motit të keq, ndodhet në morgun e Lacit, në pamundësi për t'u dërguar në shtëpi, ku familjarët kanë hapur mortin që prej orëve të para të mëngjesit.[caption id="attachment_425211" align="alignright" width="640"]ura e prishur ne lac Në foto: Ura Skurajt e shembur pas reshjeve të djeshme[/caption][caption id="attachment_425174" align="alignright" width="640"]lac vdekja e 22 vjecarit Në foto: Të afërm të viktimës dhe ura e prishur nga përmbytjet[/caption]