Sulmohet djali i prokurorit Vlorë, i grabisin makinën

Një person i maskuar e i armatosur ka sulmuar djalin një Prokurori në Vlorë.I mituri, 12 vjeçar, djali i prokurorit Dorian Tafili ka marrë automjetin e të atit poshtë pallatit për ta parkuar, kur i ka zënë rrugën një person me maskë e me armë.12-vjeçari është qëlluar nga grabitësi me qytën e pistoletës në kokë. Ndërkohë duke përfituar nga errësira, grabitësi i maskuar ka mundur të largohet duke marrë dhe mjetin tip Benz të Prokurorit me targa AA 725 HD.Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Mësohet se djali i Prokurorit ka marrë plagë të lehta, ndërsa është dërguar në spital për mjekim.Sakaq grabitësit dyshohet që sëbashku me automjetin janë fshehur në pyllin e Sodës. Dy vjet më parë prokurorit, Dorian Tafili, i është vënë një sasi tritoli në mjetin e parkuar poshtë pallatit ku banon, në lagjen “Pavarësia”.