Kriza institucionale në Kosovë. Si e shikojnë zgjidhjen PDK dhe LDK
Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të bëjë koalicion me AAK e Ramush Haradinajt por pa e lëshuar postin e kryeministrit.Lajmi është konfirmuar nga Sokol Bashota, anëtar i kryesisë së PDK në një intervistë për Ballkan Magazine."PDK është e gatshme të negociojë pasi ky vend nuk e meriton një ngërç të tillë.Mendoj se do i kënaqte ambiciet e aleancës. Ligjërisht PDK me partnerin që merr në qeverisje ka të drejtë ti japë edhe postin e kryetarit të Parlamentit të negoicojë për postin e presidentit dhe numrin e ministrive" tha Bashota.Nga ana tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës shpreson që blloku VLAN të formojë qeverinë. Anëtari i Kryesisë së LDK, Arben Gashi tha për "Ballkan Magazine" në Ora Neës, se nuk ka asnjë negociatë me PDK e Thacit."Javën e ardhshme Kosova do të ketë Kuvend dhe qeveri. Nuk mund të flas për bashkëpunimin me Bllokun, pasi për keëte vendos këshilli. Unë preferoj që të kemi një qeveri me marrëveshjen e pas qershorit" u shpreh ai.