Vajza e pengut francez apel Al Kaedës ta lirojnë

Vajza e një pengu francez, i cili po mbahet në Sahara, deklaroi se është shumë e shqetësuar për shëndetin e babait të saj.Forcat e armatosura të Al kaedës në veri të Afrikës, të quajtura AQIM, kanë publikuar një video, në të cilën shfaqet shtetasi francez i cili mbahet peng nga ata.Esktremistët i kanë kërkuar qeverisë franceze negociata për lirimin e tij. Serge Lazarevic ka tre vjet që mbahet peng në Sahara dhe rrëmbimi i tij ndodhi në Mali.Ai u shfaq në video i mbështjellë me çallmë të zezë, i ulur në vendin e pasagjerit në një makinë të tipit 4x4.Në materialin filmik, Lazareviç thotë se është "shumë i sëmurë".Duke folur në radion franceze RTL, vajza e tij Diane Lazarevic tha se ishte tejet e shqetësuar për shëndetin e tij."U trondita shumë kur e pashë. Ishte shumë e vështirë të shikoja babain tim aq të dobët dhe të sëmurë. Gjërat e tjera kalojnë dhe mendoj se janë të parëndësishme, por ajo që më shqetëson më shumë janë veshkat e tij, pasi uji atje nuk është i pastër dhe gjendja e tyre do të përkeqsohet."Diane Lazarevic bëri thirrje për dyfishim të përpjekjeve nga ana e shtetit francez për të liruar babain e saj. Prova e fundit publike që Lazareviç ishte gjallë u publikua në qershor.Philippe Verdon, një tjetër francez i rrëmbyer së bashku me Lazareviç, u vra nga rrëmbyesit esktremistë në very të Malit.