Culture box- Blendi Fevziu rrëfen "Ahmet Zogun" - "Bota" e Iris Elezit

Përmes një rrëfimi ekskluziv në “Culture Box” Blendi Fevziu zbulon si shkruajti librin “Ahmet Zogu, presidenti që u bë mbret”, libri që pati shumë sukses në panairin e librit.Gazetari i njohur hapi dyert e shtëpisë së tij për kameran e Ora News për të rrëfyer nga aty të fshehtat e librit, si Zogu arriti të blejë kundërshtarët e fortë: Faik Konicën dhe Fan Nolin dhe për dashuritë e panjohura të tij. “Dominimi i skenës politike shqiptare 21-25 mes Zogut e Nolit të kujton dualiteitin mes Nanos e Berishës në fillim të viteve ’90. Janë dy majat e dy forcave politike liberale që përfaqëson Noli dhe konservatorët që përfaqëson Zogu. Pasi u kthye në Amerikë Noli bëri një paqe me Zogun me një çek prej 900 dollarësh”Fevziu tregon dhe për marrëdhënien e tij me librin dhe si nisi të shkruajë Pjesa e dytë: Filmi artistic “Bota” regjisorja Iris Elezi dhe Fjoralba Kryemadhi aktorja protagonist.Drama e një vazje në fshatrat e humbura të Shqipërisë e rrëfyer në filmin “Bota” prezanton për herë të parë si regjisore Iris Elezin. E ftuar në studion e Culture Box bashkë me regjisoren Elezi ishte edhe Fjoralba Kryemadhi, aktore protagonist në këtë film.