Reshjet shembin shtëpinë muzeale në Shkodër, plagoset i riu

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë shembur një prej banesave karakteristike në zonën muzeale të “Gjuhadolit” në Shkodër, duke lënë të plagosur një të ri.Amortizimi i tejskajshëm i një pjesë të ndërtesave në këtë rrugë po rrezikon çdo ditë banorët, ndërsa pushteti vendor dhe Ministria që i ka në mbrojtje ato, nuk ka marrë asnjë masë për të ndërhyrë në bashkëpunim me pronarët.Por për çudinë e të gjithëve kjo lagje me godina karakteristike të Shkodrës, që prej vitit 2013 kur përfundoi financimi prej 1 milionë euro i Delegacionit të Komisionit Europian, është lënë tërësisht në harresë.Përveç godinave, kjo rrugë ka pësuar dëmtime edhe në ndriçuesit publikë, pusetat e kanalizimeve nëntokësore dhe pllakave dekorative, pa përmendur imazhin e shëmtuar të mbeturinave.E si të mos mjaftonte e gjitha kjo, kabllot e energjisë të varura nga ndërtesa në ndërtesë përveç imazhit, rrezikojnë të shkaktojnë shkëndija elektrike, që mund të sjellin shkrumbimin e këtyre banesave të vjetra shkodrane.Deri në zgjimin e këtyre institucioneve për të reaguar, mbetet vetëm të shpresohet që shembja e radhës e këtyre godinave të mos i kushtojë jetën ndonjë kalimtari, apo fëmijëve që luajnë në këtë zonë.[caption id="attachment_425107" align="alignright" width="640"]shtepia muzeale shkoder Në foto: Shtëpia muzeale e shembur në Shkodër[/caption]