Balla në SHBA, diskuton me kongresmenë reformën në drejtësi

Reforma në drejtësi dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipëri kanë qenë dy cështjet kryesore që nënkryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka diskutuar me kongresmenë amerikanë.Gjatë qëndrimit në Uashington, Balla është takuar me kongresmenin Eliot Engel, drejtorin për Europën Tom Yazdgerd dhe përfaqësuesin e njësisë për Shqipërinë në DASH, Benjamin Rinaker.Duke u ndalur në reformën në drejtësi Balla nënvizoi domosdoshmërinë e kryerjes së kësaj reforme si një gur themeli në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizua.Sipas deputetit socialist, mosndëshkimi i korrupsionit në Shqipëri është përgjegjësi e Prokurorisë dhe sistemit gjyqësor. Një reformë e plotë në këtë sistem, do të ishte masa e nevojshme për të luftuar këtë fenomen shkatërrues për shoqërinë shqiptare, theksoi Balla.