Përplasen për fasonët, Braçe-Spahiut: Po lulëzon me paratë e shtetit
Në Komisionin e Ekonomisë kanë vijuar edhe sot debatet me deputetëve të shumicës dhe Ministrave për paketën fiskale dhe buxhetin për vitin 2015.Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, tha se qeveria po favorizon biznesin fason, i cili po lulëzon vetëm me paratë e shtetit.“ Po bëhen lehtësira që në manifakturë, njëra pas tjetrës aq sa mua më duket se biznesi po bëhet me paratë e shtetit tani. Ai lloj biznesi po më duket sikur po ndërtohet vetëm me paratë e shtetit tani.Ngritët në fillim që nuk pa marrin 5% e tatim- fitimit. U deklarua fitimi, mori mbrapsht 5%. Ngriti shqetësimin për pajisjet që të çliroheshin nga TVSH, u bë me vendim të VKM. Po tani biznes pa lekë fare nuk mund të bëhet. Ka dhe biznese të tera që duan favore vëlla. Nuk mund të kërkosh pa fund e pa fund” iu drejtua Braçe, deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu.“Ato që deshëm ne ishin 7-8 pika kryesore dhe paketa shkoi në 42. Dhe kjo pikë është një nga kryesoret, falja e kamatvonesave, bëhet fjalë për atë periudhë që ne nisëm paketën”tha Spahiu.“Në bujqësi falja e kamatvonësës dhe gjobës shkon në përfitim të vetë fermerit që e ka këtë detyrim. Kurse në rastin konkret falja e kamatvonesës apo e gjobës nuk shkonte direkt në përfitim të punëtorit fason, por vetëm të kompanisë. Diferenca edhe nga ana njerëzore është shumë e madhe” u shpreh Veliaj.Debate pati edhe me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ministri deklaroi se ka mungesa të mjekëve specializantë në rrethe. Beqaj informoi se këtë vit nis specializimi i mjekëve, ndërsa siguroi se ky do të jetë një proces i përvitshëm.