LDK do Kryeministrin pavarësisht se me kë bën koalicion
Kosovë- Sot pritet të jetë një ditë vendimtare për të ardhmen e Kosovës dhe formimin e institucioneve të shtetit, që qendrojnë pezull prej zgjedhjeve të 8 qershorit.Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë me siguri vendim sot nëse do të vazhdojë të qendrojë brenda bllokut, apo do të kërkojë të kalojë në një koalicion të ri me Partinë Demokratike.Sipas raportimeve që vijnë nga mediat në Kosovë, pritet që kryesia e LDK-së të marrë mendimin e të gjithë anëtarëve të këshillit të përgjithshëm për vendimin përfundimtar.Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i partisë, Isa Mustafa, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.Mustafa thtoë se LDK do të ofrojë rolin e saj prijës në qeverisjen e vendit, çka do të thotë se do të kërkojë postin e Kryeministrit.Megjithatë, ai vazhdon të këmbëngulë se i qëndron besnik marrëveshjes pasgjedhore me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizjen Vetëvendosja dhe Nismën për Kosovën.Megjithatë, mendohet që kryetarët e degëve të LDK-së e shohin me dyshim idenë e një bashkëpunimi me PDK-në e Thaçit, çka e bën edhe më intresante mbledhjen e sotme.Prandaj, ka shumë gjasa që kryesia të shtrojë sot për diskutim vetëm çështjen nëse LDK duhet të hyjë në apo jo në një koalicion ku i ofrohet posti i Kryeministrit, pavarësisht se me kë.Ndërkaq, edhe në zyrat e PDK-së janë pritje të vendimit përfundimtar që do të dalë nga kjo mbledhje e LDK-së.Nëse Blloku bie përfundimisht, atëherë do të hapej një mundësi që të diskutohet me partnerin apo partitë partnere për postet, si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri.