Në Times Square, 1 muaj publicitet ju kushton 2.5 mln $

Paneli më i madh i reklamave në historinë e “Times Square” është ndezur për herë të parë në qendrën e Manhatanit, mesnatën mes së martës e të mërkurës.Paneli, që është edhe më i madhi në botë, ka rreth 24 milionë drita LED, është i gjatë 100.5 metra dhe 24 metra i lartë, pothuajse sa një bllok pallatesh në Nju Jork.Herri kaflan, menaxheri i përgjithshëm i kompanisë Clear Channel Outdoor, që ka prodhuar panelin, thotë se ai është më i bukuri në Nju Jork dhe për shkak se është edhe më i madhi në botë, çmimi që duhet të paguajnë kompanitë për t'i bërë publicitet është i kripur.Sipas "New York Times" tarifa zyrtare të kompanisë është 2.5 milionë dollarë për një muaj publicitet, ndërkohë që vetë kompania pranon se ka firmosur një kontratë me Google për periudhën e festave të fundvitit, por pa bërë publike shifrën.Edhe pse shifra duket vërtet marramendëse, impakti që paneli LED ka te kalimtarët është i menjëherëshm. Njerëzit mbetën pa fjalë dhe ndaluan për minuta të tëra, teksa ai u ndez për herë të parë, për të shijuar spektaklin."Po ktheheshim në hotel pasi bënte shumë ftohtë dhe u shtangëm! Në Teksas nuk ka gjëra të tilla!", thotë Samanta Salinas, një turiste nga San Antonio.Paneli është vendosur në zemër të “Times Square” dhe gjendet në një kryqëzim të cilin çdo ditë e përshkojnë rreth 300 000 kalimtarë dhe 115 000 shoferë dhe pasagjerë në makina.Paneli është varur mbi hotelin "Marriott Marquis" dhe është ndërtuar nga kompania "Vornado Reality Trust", e cila nuk e ka bërë të ditur koston specifike të tij, por është kufizuar të deklarojë vetëm se ai është pjesë e një projekti 140 milionë dollarësh për zhvillimin dhe përmirësimin e hapësirës publicitare të hotelit.82