Nishani për reformën në drejtësi: Jo konferenca, ti përvishemi punës
Tiranë-Ashpërsohet përlasja mes Kreut të Shtetit dhe mazhorancës për reformën në drejtësi. Presidenti i Republikës i ka kërkuar shumicës qe të ndalë retorikën dhe t'i përvishet punës për të futur në hulli drejtësinë shqiptare.“Është koha të lëmë pas fjalët dhe shënjestrimin individual. Është koha të nisim e të përcaktojmë udhën që do ndjekim. Tryezat janë fjalë, tashmë është koha për vepra. Si fillim duhen përcaktuar prioritetet. Më tej objektivat për secilin prioritet dhe në fund të përcaktohet rruga që do ndiqet për të realizuar këto prioritete dhe në veçanti buxheti përkatës”.Thirrjen Kreu i Shtetit e shënoi në tryezën që i dha udhë projektit të BE, Euralius IV, që asiston Shqiprinë në reformën në drejtësi.E pranishme, Ambasadorja e Unionit, Romana Vlahutin, kujtoi se rezultatet e reformës janë në dorë të shqiptarëve“Reforma në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Duhet të prekë gjyqësorin e prokurorinë, duhet të trajtojë kushtet e punës dhe pagat të përmirësohen. Gjyqësori duhet të jetë i lire nga influenca politike.Të gjitha hallkat e shtetit duhet të tregojnë respekt për drejtësinë.BE e ka mbështetur dhe do ta mbështesë vendin tuaj në realizimin e kësaj reforme, megjithatë përgjegjësia në këtë proçes është e juaja, ju duhet të punoni për ti shërbyer popullit shqiptar"Edhe zv.ministri i Drejtësisë së Gjermanisë, Chistian Lasng, kërkoi një drejtësi të pavaruar dhe larg korruptimit.Ndër vite, Unioni eurpoian i ka akorduar Shqipërisë një fond prej 150 milionë euro per drejtësinë.