Basha në Durrës, ankohen banorët: Nuk kemi lekë as të hamë bukë

Kryetari i Partisë Demokratike, është ndalur në Durrës për tu njohur me shqetësimet dhe problemet që përballën qytetarët."Jeta jonë këtu është skandal fare. Punë jo, taksat të larta, çmimi i energjisë ngrihet kurse ne s'kemi lekë të hamë bukë sot . Ç'të bëj unë me këto tani? Të marr bukë, drita, ujë apo...?!Si mund të paguaj korrentin unë pa punë, si mund të paguaj ujin pa punë unë?Jam vetë i gjashtë, 3 fëmijë kam në shkollë. Kam marrë borxh me çu fëmijët në shkollë e s'kam ku me i marrë. I kam fëmijët edhe pa bukë sot, shprehet një banor i revoltuar”."Të tre çunat në shtëpi, pa punë. Edhe unë, edhe gruaja pa punë. Tashti, 11 veta ku po jetoj unë?Ky tha që do bëjmë subvencionim për bujqësinë. Asnjë send, karburanti fare, njerëzve u ka thënë do bëj subvencionim. Për blegtorinë fare. Tha do bëjmë legalizime falas, ka bërë shkatërrime falas, jo legalizimet", pohon një tjetër banor i Durrësit."Tha legalizimi falas. Pse nuk tha letrat janë falas? Kush po i bo për 100 mijë lekë letra, 200 mijë lekë letra?Mashtroi për shërbimin shëndetësor. S’bëri asgjë”ankohet një qytetar."Na ka shtri ratë, na ka vu këmbën në fyt dhe është tu na marrë shpirtin", proteston një qytetar.Qytetarët ankohen për amundësi dhe varfëri, që rrënjët i ka shtrirë deri tek kafshata e gojës."Përpara 23 qershorit dilte nëpër ca dyqane, thoshte kaq, kaq, lista është aq. A e di ky zotni që lista nuk është me aq por është katërfishuar", rrëfen një qytetar."Me pa listat nëpër dyqane, ti do thuash, do vësh duart në kokë dhe si puna ime, që unë nuk jam as sakat shqyqyr Zotit as shurdh po s'kam ku me shku.E kam një fëmijë në shkollë të lartë, sivjet s'kam mujt me e çu për punë të pagesës. U rritën tarifat e shkollës 160 vjet, 270 mijë sivjet", ankohet një prind.Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha, tha se e gjith kjo situate vjen si shkak i rritjes së taksave pasigurisë juridike që ka krijuar me dhunën dhe arbitraritet qeveria, ndaj ai tha se protestat e 22 nëntorit nuk është politike, por ekonomike.“Nuk ka asnjë arsye tjetër që ekonomia shqiptare të jetë në këtë gjendje përveç rritjes së taksave dhe pasigurisë juridike që ka krijuar me dhunën dhe arbitraritetin e saj. Tani do i rrisë prapë.Çdo kryefamiljari i kërkohet të paguajë 670 mijë lekë në vit më shumë taksa, ndaj protesta e 22 nëntorit ndryshe nga çdo protestë tjetër nuk është protestë politike, është protestë ekonomike”.basha ne durres