Përmbytet shkolla, 1100 nxënës të “Sabaudin Gabranit” pa mësim
Tiranë-Shkolla 9 vjecare, "Sabaudin Gabrani" nuk i hapi dyert për 1100 nxënësit e saj. Shkak ishte përmbytja e e mbrëmjes së të martës 19 nëntor.Me popma ujëthithëse, shërbimi zjarrifikës vuri gjendjen në kontroll disa orë më pas ndërsa vijoi dezinfektimi në ambientet e brendshme.Nënkyretarja e Bashkisë, Nevila Xhindi tha se nesër shkolla është gati për mësim ndersa për arsye sigurie do të punohet gjatë gjithë ditës.Bashkia e Tiranës bëri të ditur se ka 27 objekte të tjera shkolla e kopshtet të cila shfaqën probleme nga stuhia.Nënkryetari Enno Bozdo ishte në Shkozë ku pa nga afër zonat që u përmbytën.Lumi i Tiranës vërshoi duke marrë disa nga baraket e romëve. Të tjerët gjenden në banesa tashmë nën zotërim të të plotë të ujit.Kjo ka qënë situata mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Disa orë shi i rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve në qendër të Tiranës dhe kanë vënë në vështirësi drejtues të shumtë të automjetevë që u gjendën në udhëtim në mes të atij rrebeshi.Zonat më problematike ishin Shkoza, Rruga e "Elbasanit" Sheshi Skënderbej, Rruga e "Durrësit", Rruga e "Kavajës" Pallati me Shigjeta Rruga "Don Bosko", Rruga "Siri Kodra", Laprakë, Bregu i Lumi, Kombinat.Per këtë situatë u ngrit shtabi emergjencave. Ndërsa në anën tjetër u angazhuan 450 punonjës të bashkisë e policisë bashkiake, ndërsa ka nisur edhe inventarizimi i dëmeve për çdo familje.
(Video: Pamje nga shkolla e përmbytur "Sabaudin Gabrani")