Përmbytje masive në Bregun e Lumit. Romët mes ujit, llucës e të braktisur

Tiranë-Orë paniku dhe frike kanë shoqëruar përgjatë gjithë natës banorët e Bregut të Lumit në kryeqytet.  Për të tretin vit radhazi në këtë zonë janë shënuar përmbytje masive në dy anët e lumit.Situata më e vështirë paraqitet në barakat e komunitetit rom, banesat e të cilëve janë në pushtetin e ujit dhe baltës. Si të mos mjaftonte kjo, askush nga pushteti vendor apo ai qëndror nuk është paraqitur për të ofruar ndihmë.“Unë kam takuar qindra banorë përtej lumit të Tiranës të komunitetit rom që deri tani kanë qenë në neglizhencë të plotë. Ka qenë vetëm Karitasi për të bërë inventarin e dëmeve dhe për ti ndihmuar me veshje dhe ushqime. Askush nga pushteti vendor dhe as ai qëndror nuk ka qenë prezente dhe pse shtëpitë e tyre janë në dominim total të ujit.[caption id="attachment_424947" align="alignnone" width="551"]permbytje Sot ne lagjen Bregu i Lumit, dhe gazetarja e Ora News Manjola Hasa duke raportuar nga vendi i ngjarjes[/caption]Një person ka rrezikuar jetën, e ka marrë rrjedha e ujit, por më pas është ndihmuar nga banorët. Momentalisht është jashtë rrezikut për jetën, por nuk është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Dëmi më i madh që kanë banorët janq banesat të cilat janë tëresisht të përmbytura, orendi shtëpiake të dala jashtë përdorimit”informoi gazetarja jonë Manjola Hasa e cila po ndjek nga afër situatën.Jo më pak gri është situata edhe në anën tjetër të lumit të Tiranës, ku jetojnë edhe qytetarë të tjerë që janë nën administrimin e njësisë bashkiake numër 4 në kryeqytet. Mësohet se ekspertë nga Ndërmarrja 1 dhe 2 e Bashkisë, po bëjnë inventarin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.“Banorët tregojnë që mezi ia kanë dalë mbrëmë. Fëmijët i kanë larguar tek të afërmit e tyre në zona të tjera në kryeqytet, pasi ka qenë një natë mjaft e rrezikshme.Ata thonë se kanë nevojë për ndihmë nga pushteti vendor dhe ai qëndror, pasi ndihen vërtet të kërcënuar. Mjafton edhe një sasi reshjesh dhe ata do të përjetojën të njëjtën situate” raportoi gazetarja Hasa.Ndërkaq në kryeqytet situata paraqitet më e qetë. Në terren vazhdojnë të jenë edhe forca të ushtrisë, të cilat po asistojnë në zona problematike për evakuimin e banorëve.(Video: Pamje nga dëmet që shkaktuan përmbytjtet në Lumin e Bregut)