Buxheti 2015, Mete: Rrit të ardhurat, Mima: I shërben klientelizmit

Debati për buxhetin e vitit 2015 është zhvendosur edhe në studion e “Tonight Ilva Tare”. Përballë njërit-tjetrit ishin Zv/ministri i Financave Ervin Mete dhe ish-ministri i Energjisë dhe Industrisë, Florion Mima.Sipas zv/ministrit të Ekonomisë, Ervin Mete, Buxheti 2015 parashikon rritje ta ardhurash, të cilat vetëm 1/3 e tyre do të përballohen nga masat fiskale. Sipas Metes, kryefjala është stabiliteti dhe balancimi, sepse me këtë buxhet do shlyhen borxhet dhe klima e biznesit do të jetë më e mirë.“Vitin tjetër ajo që parashikohet është që pritet nje rritje të ardhurash dhe 1/3 do të përballohet nga masa fiskale, pjesa tjetër është mirëadministrim dhe rritje ekonomike. Kryefjala është stabiliteti dhe balancimi. Vijmë nga një vit ku janë shlyer detyrimet e prapambetura, është zgjidhur ngërçi i TVSH, prej vitit tjetër dhe kjo është shumë e rëndësishme fillon ulja e borxhit publik. Janë hequr 42 milionë dollar gjoba leketorale dhe përsa i përket klimës së biznesit ne këtë vit jemi renditur 40 vende me lart ‘Doing busines’.Sipas Florion Mimës, kjo paketë e dytë fiskale dhe ky buxhet e rënon biznesin dhe i shërben sipërmarrjeve që janë më afër qeverisë.“Kjo paketë e dytë fiskale e rënon biznesin dhe individin shqiptar, por favorizon dhe mbështet klientët që janë shumë afër qeverisë dhe këto numurohen vetëm me gishtat e dorës. Ka rritur taksat për të gjithë popullin dhe ka ulur taksat vetëm për 9 ose 10 kompani që janë shumë afër qeverisë.”Për ish-minisitrin e Energjisë dhe Industrisë Florion Mima ky buxhet është buxheti i vazhdimësisë që do ta çojë qeverinë drejt një gremine.“Ky buxhet mund të përkufizohet si buxheti i vazhdimësisë, i këmbëngluljes për të ecur drejt një rrugë që fundin e ka të destinuar, është një greminë ku qeveria po rend me galop. Nuk ka asnjë gropës financiare. Ky buxhet rëndon shpatullat e cdo shqiptari për rreth 470 milionë dollarë.”