Lezha e paralizuar nga uji, Tahiri-Kodheli mbledhin Shtabin e Emergjencës
Lezhë-Vijon të mbetet e rëndë situate e shkaktuar nga përmbtytjet në Lezhë.Dhjetra banesa janë ende nën pushtetin e ujit dhe qindra hektarë të mbulura tërsisht.Mungesa e energjisë elktrike si pasojë e përmbytjes së nënstacionit elektrik bëri që hidrovorët të mos punojnë për rreth 18 orë,ndërsa uji mbuloi edhe qendrën e qytetit.Banorët tregojnë se,uji vërshoi vrullshëm, duke i gjetur të papërgatitur dhe duke ju shkaktuar deme të mëdha.Mësimi u ndëpre në tre shkollat e qytetit pasi uji mbushi klasat,ndërsa forcat e ushtrisë nisën punën për largimin e ujit.Për përballimin e kësaj situate janë angazhuar rreth 300 forca policie me 10 automjete, ku në ndihmë të policisë së Lezhës kanë ardhur edhe forcat e FNSH-së.Forcat e policisë janë shpërndarë në gjithë territorin në bashkëpunim dhe me forcat e zjarrfikëses, ku kanë bashkërenduar punën për tu ardhur në ndimë banorëve të dëmtuar nga përmbytjet.Qindra punonjës të sipërmarrjeve të ndryshme nuk munden të shkonin në punë,pasi bizneset u mbuluan nga uji.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në Lezhë rreth mesditës, ku ka mbledhur Shtabin e Emergjencës, lidhur me masat e marra në përballimin e situatës së përmbytjeve në këtë qark. Ministri Tahiri ka urdhëruar ngritjen e Shtabeve të Emergjencës në zonat problematike.“ Nga dita e djeshme qarku i Lezhës u përball me një situatë të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve teresisht të papërballueshme në volum.Si pasojë, infrastruktura e emergjencës u vu në stres dhe akoma më keq patëm edhe humbjen e tre jetëve, gjë që është fatkeqësi e rëndë. Në qarkun e Lezhës u mblodh që dje Shtabi i Emergjencës dhe konsiderohet në mënyrë permanente i mbledhur. Po kështu në gjithë Shqipërinë nën drejtimin e Prefektëve janë mbledhur Shtabet e Emergjencës.Policia e Shtetit është në gadishmëri të plotë, forcat speciale po ashtu, infrastruktura spitalore dhe ushtria për të shmangur më së pari çdo pasojë fatale në jetë njerëzish. Mbetet për të adresuar çështje që kanë të bëjnë me infrastrukturën e shmangies së rrezikut në pika të caktuara të nxehta në qarkun e Lezhës. Ashtu siç mbetet për të parë në vijim investime të cilat duhet domosdoshmërit të zgjidhin një situatë që nuk është zgjidhur në 20 e kusur vjet” tha Tahiri.Ndërkohë në Lezhë ndodhet edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila theksoi se forcat e ushtrisë janë të angazhuara në Lezhë dhe komunën Kolsh, për tu ardhur në ndihmë banorëve.“Jemi prezent me më shumë se 80 forca të ushtrisë, 10 mijë thasë që do ndihmojnë në mbylljen e atyre çarjeve, digave apo vendeve ku është e nevojshme që uji të mos dëmtojë qytetarët, banesat, tokat, bizneset. Po kështu me mjetet tona duke filuar nga pompat, zjarrëfikëset, eskavatorët që do të shërbejnë në reabilitimin dhe kthimin në normalitet të vendit.Ka probleme në Kolsh, ka pasur probleme të shumta në Laç, ka probleme në rrethinat e Shkodrës.Do vazhdojmë të eleminojmë atë që kjo studi la pas. Kam qenë në kontakt me Ministrin e Energjitikës, nënstacioni ka rënë në ujë prandaj ka pasur probleme të mosfunksionimit. Është një sistem i tërë që duhet të funksionojë ndryshe në mënyrë që të përballohen situata të tjera” u shpreh Kodheli.Prurjet në qytetin e Lezhës dhe Kurbinit kanë qenë të mëdha e për pasojë ka patur dëme të medha materiale dhe tre viktima në rrethin e Kurbinit, ku forcat e policisë kanë punuar deri në orët e para të ditës së sotme për të nxjerrë viktimat nga uji.