Fier, kapen me 20 mijë litra naftë të vjedhur në autobot, 3 në pranga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2014, 09:46
Policia e Fierit arreston në flagrancë tre persona, të dyshuar si autor të vjedhjes së 20 mijë litra hidrokarbure. Në prangat e bluve kanë rënë shtetasit Klodian Bacja, Klidian Rrapaj dhe Çapajev Driza.Burime nga policia bëjnë me dije se tre personat u kapën me mjetin Volvo me targa AA 267 JU në fshatin Kallm. Gjatë kontrollit në autobot u gjet sasia prej 20 mijë litra naftë, pa dokumentacionin përkatës.Ndërkaq materialet në ngarkim të të arrestuarve i janë referuar prokurorisë së Fierit, për hetime të mëtejshem të rastit.