Shiu përmbyt për disa orë Tiranën, lokale e banesa nën ujë
Tiranë-Përmbytje masive gjatë natës ka patur edhe në Tiranë në shumë zona të kryeqytetit.Dhjetëra shtëpi në Paskuqan, Allias, Kodrën e Priftit dhe lagje të tjera janë përmbytur ndërsa probleme të shumta ka patur edhe në rrugë të kryeqytetit ku në disa vende kanë dalë edhe ujërat e Lanës nga shtrati.Mësohet se uji ka hyrë edhe në disa shkolla ku sot nuk do të zhvillohet mësim.Në terren kanë zbritur zjarrfikëset që po nxjerrin ujin me pompa nga klasat.Te 21 dhjetori është përmbytur shkolla Sabaudin Gabrani ku janë dërguar ekipet zjarrfikëse.Gjatë natës Bashkia tha se 450 punonjes te ndermarrjeve 1,2 dhe te policise Bashkiake kanë monitoruar situatën ne terren.Ndërkohë policia e Tiranës njoftoi se policia dhe zjarrfikeset u kanë dhënë ndihmën 240 banesave ne zonen e Shkozes, Kamëz, Farke etj.Ndërkaq nga reshjet e dendura që përfshinë gjithë vendin janë raportuar përmbytje në mjaft zona si një jug dhe në veri.Shtabet e Emergjencave janë mbledhur me një urdhër të minsitrit Tahiri për të marrë masat për situatën e krijuar.Në terren kanë zbritur dhjetëra forca të ushtrisë, ndërsa për zonat e përmbytura janë dërguar mijëra thashe rere, eskavator, zjarrfikes, fadroma, pompa uji, etj. Ndërsa ministria e Brendshme raporton se janë ngritur në gadishmeri repartet e FNSH te rretheve Tiranë. Shkodër, Fier dhe Renea.(Video: Pamje të përmbytjeve të rrugës gjatë natës)Ora 09:00 Grup kordinator në Kryeministri për monitorimin e situatësMenjëherë pas gjendjes së krijuar nga reshjet e dendura të shiut në disa zona të vendit, nën drejtimin e zëvendës.kryeministrit Niko Peleshi u mblodh grupi kordinator në Kryeministri, i cili po ndjek situatën në mënyrë të vazhdueshme.Në përbërje të grupit janë Mininistri i Punëve të Brendshme, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ministrja e Mbrojtjes, Ministri i Bujqësisë dhe Ministri i Shëndetësisë. Ora 08:50 Policia e Tiranës të dhëna për përmbytjet Policia e Tiranës informoi mëngjesin e sotëm mbi situatën e përmbytjeve në kryeqytet.Shtabi i Emergjencave i ngitur nga blutë, nën drejtimin e krerëve më të lartë policorë, sëbashku me shërbimet zjarrëfikëse në Tiranë kanë asistuar gjatë mbrëmjes së djeshme në 240 banesa e 3 dyqane në zonat e Shkozës, Kamzës, Farkës.Policia e Tiranës gjithashtu bën me dijë se ka dhënë ndihmë edhe tek disa automjete. Sakaq sa i përket mësimit në shkolla, mësohet se proçesi mësimor në shkollën “Sabaudin Gabrani” nuk ka nisur ende, për shkak të pranisë së lartë të ujit në oborrin e saj.[caption id="attachment_424839" align="alignnone" width="497"]
Ne foto: Tirana mbreme nen pushtetin e ujit[/caption]FOTOGALERIMund të shikoni dhe