Bilanc tragjik pas përmbytjeve në Laç, vdesin babë e bijë dhe një i ri
Laç- Stuhia e reshjeve që përfshiu mbrëmë të gjithë territorin e vendit ka lënë pas një bilanc tragjik me tre viktima vetëm në Laç.Mbrëmjen e 18 nëntorit babë e bijë humbën jetën në qendër të Laçit kur rrjedha e shirave nxorri nga rruga makinën me të cilën ata udhëtonin, duke e përmbysur atë në një kanal.62-vjeçari Gjon Kola, Drejtor shkolle në qytetin e Laçit, u nxor i pajetë mbrëmë nga automjeti, ndërsa trupi i pajetë i vajzës 23 vjeçare, Dorina Kola u gjet rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, rreth 2 km nga vendi ku makina me të cilën udhëtonin babë e bijë u përfshi nga rrjedha e ujit.Ndërkaq në rrethin e Kurbinit ështe shembur ura në fshatin Skuraj dhe si pasojë dy shtetas kanë rënë në rrjedhën e ujit.Liman Balloku 22 vjeç ishte duke udhëtuar me motor së bashku me Guri Ndrecën në momentin kur u shemb ura. Të dy kanë rënë në ujë, por Liman Balloku ende nuk është gjendur, ndërsa Ndreca ka arritur të shpëtojë.Forcat e policisë po punojnë për gjetjen e trupit të Ballokut përgjatë rrjedhës së ujërave.Për të përballuar situatën e përmbytjeve drejt Lezhës Ministria e Mbrojtjes ka nisur mbi 80 trupa, mbi 10 mijë thasë rërë, ekskavatorë, zjarrfikës, fadroma, pompa uji e të tjera.Menjëherë pas gjendjes së krijuar nga reshjet e dendura të shiut në disa zona të vendit, nën drejtimin e zëvendës.kryeministrit Niko Peleshi u mblodh grupi kordinator në Kryeministri, i cili po ndjek situatën në mënyrë të vazhdueshme.Në përbërje të grupit janë Mininistri i Punëve të Brendshme, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ministrja e Mbrojtjes, Ministri i Bujqësisë dhe Ministri i Shëndetësisë. VIDEO Pa koment: Momenti i gjetjes se makines ku humben jeten babe e bij/em> Mund të shikoni dhe :Ekzekutimi i biznesmenit Murataj- Vdekja e Dr Florit - kompensimi i energjise -alarmi per antibiotiket