Përmbytet Shqipëria nga moti i keq, ndërpritet energjia, bllokohen rrugët
Brenda pak orëve disa qytete në veri të vendit janë përmbytur, duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike.Rreshjet e dendura të shiut por edhe erërat e forta kanë krijuar probleme të mëdha në qarkullim në Lezhë. Situata më problematike paraqitet ne zonen e Kolshit ku një familje ka kerkuar ndihme, për evakuim të menjëhershëm. Gjithashtu ështe bllokuar rruga qe lidh Lezhen me Shengjinin, dhe Blinishtin me superstraden.Ndërsa rrezikohet permbytja e nenstacionit qe furnizon qytetin me uje te pishem. Por Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike, deklaron se ka ne gadishmeri te plote te gjithe grupet e specialisteve ne Lezhe. Duke sqaruar se punonjesit e OSHEE-së ndodhen ne nenstacionin elektrik ne pritje te uljes se nivelit te ujit per te riaktivizuar furnizimin normal me energji.Ndërsa Ministri Panariti gjatë inspektimit në zonat e përmbytura ka kërkuar ngritjen e një shtabi emergjence për përballimin e situatës.E njëjta situatë është shënuar edhe ne Shkodër, ku rreshjet e 3 orëve kanë përmbytur rrugët dhe gjithcka, lagjet e bizneset, për shkak të kanalizimeve nëntokësore të bllokuara, që nuk mundësojnë tërheqjen e ujit.Moti i keq nuk ka kursyer as qytetin bregdetar të Durrësit. Në qytet dhe në Shkozet janë regjistruar përmbytje të mëdha ndërsa në zonën e Kodër Vilës ka patur edhe rrëshkitje toke.Ndërsa dalja e anijeve të peshkimit në det është pezulluar për shkak të dallgëve që në det të hapur arrijnë deri në 6 ballë edhe si pasojë e erës së fortë. Reshjet e dëndura kane perfshire edhe rrethin e Kurbinit dhe te Krujes, ku në katet e para te disa banesave dhe lokaleve uji eshte futur brenda duke shkaktuar dëme materiale. Edhe kryeqyteti është përfshirë nga moti i keq.Reshje të dendura shiu dhe era e fortë ka goditur Tiranën. në zonën e Porcelanit është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa niveli i ujit në rrugë arrin në disa centimetra, duke vështërsuar qarkullimin.E njëjta situatë problematike është regjistruar në të gjithë territorin e Shqipërisë.
