“Energjia”, Gjiknuri: Nuk do të ketë amnisti për shtresat në nevojë

Nuk do të ketë amnisti për shtresat në nevojë por ekziston mundësia që kamatvonesat të paguhen me këste, përmes një kontrate afat-gjatë, mundësi që deri më tani e kishin vetëm bizneset. Kjo ka qënë deklarata e bërë për herë të parë nga studio e Ora News e ministrit të Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri."Mundesia reale ekziston duke bërë një kontratë afatgjatë për ta shlyer në kohe. Ta zbusësh këtë barrë. Teoria që s’kam para, ska. Po s'pate para, se konsumon dot një mall. Ka shtresa në nevojë dhe do t’i pergjigjemi. Është jetik por ndaj ka qenë me kosto me të lirë, prej ekonomisë së caktuar. Aministi nuk ka dhe per mua jane te gabuara".I pyetur nëse qeveria do ta mbështesë apo jo Entin Rregullator për rritje të çmimit të energjisë, Gjiknuri sqaroi se është ERE e cila do të auditojë kërkesat e kompanive. Nëse ERE nuk gjen mundësi të tjera përveç rritjes së çmimit, atëherë shteti do të ndërhyjë duke marrë përsipër rriskun financiar."Duhet te shihet nga ERE per kostot. Enti rregullator fillon krefjen. Duke u future në mënyrë aktive edhe qeveria. Kompanitë nuk udhëhqien nga ligjet e ministrit. Ne themi se ka akoma rezerva për tu audituar me qarte nga ERE por një pjesë të garancisë do ta mbaje dhe shteti duke bërë risturkutime të borxhit. Një pjesë do ta mbajë shteti por rriskun financiar s’duhet t’ja kalojmë qytetarëve. Opozita ja la vjedhjet në kurriz shqiptarëve, ne nivelin 34% kur u privatizua KESH. Ne nuk duam të shkojmë drejt kësaj politike. Rriskun dhe nje pjese te humbjeve do ta mbaje shteti".Për Gjiknurin, debitorët më të mëdhenj të sistemit energjitik, vijojnë të jenë institucionet shtetërore."Debitori me i madhe është Bashkia e Tiranes. Ka disa institucione që janë vazhdimisht borxhlije. Janë një problem dhe kryesisht ujesjellesat janë vazhdimisht për shkak të problemit me çmimet e ulëta të ujit. Bashkite e kryesisht ndrçimi publik, apo burgjet dhe institucione të tjera publike. Ne po ndërmarrim masa, për të disiplinuar institucionet". Mund të shikoni dhe:Ekzekutimi i biznesmenit Murataj- Vdekja e Dr Florit - kompensimi i energjise -alarmi per antibiotiket