Nxënësit të kërcënuar apel ministrit Tahiri për sigurinë në shkolla

Nxënsit ndihen të kërcënuar sepse bashkëmoshatarë të tyre futen lehtësisht me armw tw ftohta në klasa apo janë përdorues të substancave narkotike.Të rinjtë gjimnazitë këtë shqetësim ia përcollën ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duke i kërkuar ndihmë sepse, siç thanë ata, nuk mund të shkojnë me truprojë në shkollë.Ministri Tahiri shprehu dyshimin se të rinjtë të këne telefonuar policnë në rast të tilla dhe uniformat blu nuk kanë qënë prezente.Ministri i Brendshëm tha se do të vinte në dispozicion një numër telefoni kur adoleshentwt mund të telefonojnw në raste të tilla duke iu garantuar anonimati.Ministrat e kabinetit Rama, Nikolla, Veliaj, Tahiri e Beqaj iu përgjigjën shqetësimeve të të rinjëve nëpërmjet një forumi organizuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA).