Durrës, 3 plumba në kokë Leonard Muratajt. Biznesmeni u ekzekutua në lokalin e tij

Durrës-Pronari i një lokali është ekzekutuar mbrëmjen e sotme me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Bar Center” 40 metra larg bashkisë së qytetit të Durrësit.Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Leonard Murataj 50 vjeç dhe është qëlluar me disa plumba pistolete ku tre prej tyre i ka marrë në kokë. Mësohet se Murataj ishte një person me precedent penal.Gazetari ynë Llambi Kallço na informon se burime të sigurta për Ora News, thanë se policia ka identifikuar autorin e krimit. Ai është një person nga Fushë-Kruja, i cili ndodhej në brendësi të lokalit dhe ka qëlluar nga një distancë e afërt.Autori i dyshuar ka qenë nën shoqërinë edhe të një personi tjetër dhe janë pritur nga një makinë me targa të Krujës tek ish-hetuesia.50 vjeçari është qëlluar në hyrje të lokalit të tij nga një distancë prej 5 metrash.Fillimisht 45-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është nisur menjëherë në spitalin e Durrësit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, të cilat i kishin prekur organet jetësore.Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti në lokal, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes.(Video: Raportimi i gazetarit nga vendi i ngjarjes)[caption id="attachment_424684" align="alignright" width="640"]leonard murataj Në foto: Viktima Leonard Murataj dhe vendi ku ndodhi ekzekutimi[/caption][caption id="attachment_424673" align="alignright" width="640"]Në foto: Pamje nga vendi ku ndodhi ekzekutimi Në foto: Pamje nga vendi ku ndodhi ekzekutimi[/caption][caption id="attachment_424672" align="alignright" width="640"]Në foto: Lokali nga ku i qëlluan viktimës Në foto: Lokali nga ku i qëlluan viktimës[/caption][caption id="attachment_424671" align="alignright" width="640"]Në foto: Pamje nga vendi ku ndodhi ekzekutimi Në foto: Pamje nga vendi ku ndodhi ekzekutimi[/caption]