Të drejtat e fëmijëve, Kuvendi do monitorojë institucionet e shtetit
Nuk janë të rralla rastet kur të drejtat e fëmijëve, shkelen nga vetë institucionet e shtetit.Për t’i vënë fre këtyre shkeljeve, kreu i Kuvendit Ilir Meta, njoftoi ngritjen e grupit të deputetëve, nga i gjithë spektri politik, që synon trysninë ndaj institucioneve shtetërore për garantimin e të drejtave të fëmijëve.“Pothuajse një vit më parë më 26 nëntor 2013, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me konsensus të plotë si asnjëherë tjetër, Rezolutën “Për Mbrojtjen dhe Respektimin e të Drejtave të Fëmijës në Shqipëri”, ku vlerësohet si i domosdoshëm kontributi i deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për të përmirësuar dhe rritur efikasitetin e legjislacionit në mbrojtje të fëmijëve.Kuvendi i Shqipërisë mbështeti nismën dhe kërkesën e shoqërisë civile për të krijuar Grupin e Deputetëve për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, si një grup i posaçëm avokatie i parlamentarëve, në mbështetje dhe në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të fëmijëve në Shqipëri", tha Meta.Garancinë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, Meta e dha në një ceremoni të posaçmë zhvilluar në sallën e seancave plenare, në 25 vjetorin e Konventës së Kombëve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.