Alarmi i ekspertëve: Përdorimi pa kriter i antibiotikëve po çon drejt vdekjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2014, 17:36
Nuk janë të pakta raste kur për simptomat nga më të thjeshta si ato gripale e deri ato më të ndërlikuara mjekët rekomandojnë menjëherë antibiotike.Po ashtu përdorimi I antibiotikëve pa pritur analizat në laboratoret çon në të shumtën e rasteve pacinetët drejt vdekjes.Shefi i laboratorit mikrobiologjik në QSUT, Betim Byku tha se laboratore të tilla mungojnë në spitale të mëdha dhe në qëndra shëndetësore.Ekspertët thonë në Shqipëri në nivele alarmante po rritet rezistenca ndaj antibiotikëve vetëm për shkak të përdorimti të tyre pa kritere. Por edhe në rast se mjeku nuk rekomandon, shpesh qyetarët zgjedhin të shkojnë në farmacine më të afërt për të marrë një antibiotik pa kutpuar nevojën apo efektet e tij.