Krijohet grupi shqiptar i sipërmarrjes i cili do të trajtojë problemet në Bruksel
Konstituohet grupi parlamentar i sipërmarrjes private shqiptare në Bashkimin Europian.Kryetar i kësaj strukture do të jetë Nikolin Jaka,nënkryetar Ilir Zhilla dhe Ylli Ndroqi. Kreu i grupit të sipërmmarrjes Europiane e cila do të ketë seli në Bruksel u shpreh se kjo nismë do të jetë një model për të zgjidhur problemet e biznesit shqiptar tashmë nën ombrellën e BE-së.“Një model për të thithur të gjitha kërkesat dhe ankesat e sipërmarrjes shqiptar, në mënyrë që ne të jemi zëri i duhur në zgjidhjen e këtyre kërkesave në mënyrë sa më të duhur, gjithmonë në zbatim të ligjit, por gjithmonë me forcën dhe energjinë e duhur, në mënyrë që roli i sipërmarrjes shqiptare, tashmë nën ombrellën e Parlamentit Europian të sipërmarrjes private të gjejë zgjidhje të duhura duke respektuara palët.”Sipërmarrësi Ylli Ndroqi nënkryetar i këtij grupi kërkoi përfshirje sa më të gjerë të sipërmarrjes shqiptare.“Dhe pse jo mos të bëjmë realizimin e një shpërndarjeje territoriale në të gjithë Shqipërinë për të marrë në çdo qytet dhe në çdo kompani që ka pasur suksese të mëdhaja, të ketë përfaqësues në Parlament.”Ndërsa Ilir Zhilla u shpreh se kjo nismë do të mbrojë interest e bisnesit shqipëtar në një moment kaq të vështirë ekonomik.“Neve kemi një aset në dorë, sidomos për situatën ekonomike dhe mënyrën si po trajtohet komunkimi me biznesin, mendoj se ky grup do të ishte në mbrotjtje qoftë të interesave qoftë të biznesit shqiptar, qoftë të ekonomisë shqiptare që po shikoj se po shkon në një rrugë të paqartë në të gjitha aspektet.”Vetëm pak kohë më parë një grup i sipërmarrësve shqiptarë ishin pjesë e mbledhjes së Parlamentit Europian të Sipërmarrjes në Bruksel.