Historike 21.000 Tifozë shqiptar “pushtojnë” Xhenovan, Shqipëria mposhtet minimalisht nga Italia,FOTO

Shqipëria e mbyll me një humbje minimale sfidën ndaj Italisë, por kjo disfatë kalon në plan të dytë kur në stadiumin e Xhenovas u regjistrua rekordi i tifozeve kuqezi në një impiant sportive. Plot 21.000 shqiptarë ishin present në Marassi duke mos ndalur së mbështeturi ngjyrat e flamurit.Në fushën e lojës skuadra italiane pati për shumicën më të madhe kontrollin e topit por rastet për gol nuk munguan as për përfaqësuesen tonë, ku në pjesëne parë Cikalleshi goditi traversën ndërsa më pas Lenjani në pjesën e dytë pati dy herë shansin ta kalonte në epërsi skuadrën tonë, por pa saktësinë e duhur, ndërkohë që për të kaltërit ishte një Çerçi në superformë ai që i dha tonusin të besuarve të Kontes.Loja u ndërpre në disa raste për shkak të futjes në fushë të tifozëve shqiptarë të cilët thjesht kërkonin të përshëndesnin lojtarët e kombëtares sonë. Berisha u tregua i mrekullueshëm në dy –tre raste pork ur loja po i drejtohej fudit erdhi goli i Okakës. Sulmuei ktheu me kokë në portë një goditje këndi të Markizios, ku gjeti edhe devijmin vendimtar të Salihit.Megjithë përpjekjeve të skuadrës sonë nuk ndryshoin më asgjë, por pavarësisht humbjes skuadra e De Biasit tregoi edhe një herë se sa shumë ka maturuar në muajt e fundit.10357128_611250802320649_209764104806247564_n (1)C_4_articolo_2080075__ImageGallery__imageGalleryItem_43_imageC_4_articolo_2080075__ImageGallery__imageGalleryItem_47_imageC_4_articolo_2080075__ImageGallery__imageGalleryItem_48_imageC_4_articolo_2080075__ImageGallery__imageGalleryItem_49_imageC_4_articolo_2080075__ImageGallery__imageGalleryItem_50_imageC_4_articolo_2080075__ImageGallery__imageGalleryItem_52_imageC_4_articolo_2080075__ImageGallery__imageGalleryItem_0_image