Shkodër, specialisti i Qarkullimit Rrugor aksidenton për vdekje 55-vjeçarin
Shkodër-Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 55 vjeçari është shënuar rreth orës 18:00 në aksin rrugor Shkoder - Han i Hotit, në fshatin Shtoj i ri.Viktima është shtetasi Myzafer Piraniqi 55 vjeç, i cili po kalonte me biçikletë në krahun tjetër të rrugës, kur është përplasur nga një automjet tip Ëolksvagen me targë AA 524 JL, e cila drejtohej nga specialisti i qarkullimit rrugor prane komisariatit të policisë Malësi e Madhe Rrok Frroku 46 vjeç.Sipas informacioneve të para , specialisti i qarkullimit Rrok Frroku ka qënë duke u kthyer nga Kopliku në drejtim të Shkodres, kur i është prerë rruga nga 55 vjeçari Piraniqi.Ky i fundit për shkak të shpejtësisë, por edhe errësirës dhe lagështirës në rrugë, nuk ka arritur ta shohë në kohë viktimën, e për pasojë e ka patur të pamundur të manovrojë. Përplasja ka qënë e fortë duke nxjerrë jashtë rruge në një arë aty pranë, viktimën së bashku me biçikletën të cilën udhëtonte.Për pasojë 55 vjeçari Piraniqi ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Do të jenë hetimet e zgjeruara që do të zbardhin të plota shkaqet e këtij aksidenti në një prej rrugëve më të rrëzikshme në qarkun e Shkodres, nga e cila kane humbur jetën shumë shtetas.[caption id="attachment_424696" align="alignright" width="640"]
Në foto: Makina me biçikletën të aksidentuara në Shkodër[/caption]