Moti i keq në Lezhë, përmbytje dhe ndërprerje të energjisë

Rajoni i Lezhës është përfshirë nga një stuhi mjaft e fuqishme gjatë pasditës të së martës ku reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë krijuar mjaft probleme.lezh permbytjeQendra e qytetit bulevardi "Gjergj Fishta" si dhe rruga hyrëse të Shëngjinit janë përmbytur plotësisht duke veshtirësuar lëvizjën e automjtevë dhe të qytetarëve.Probleme ka patur dhe në lagjet e qytetit ku hyrjet e disa pallatëve janë bllokuar plotësisht.Kjo situatë ka ardhur nga reshjet e dendura të shiut të cilët vazhdojnë pa ndërpreje edhe në këto momente.Kjo sitautë përsëritet sa herë që të ketë reshje në Lezhë kjo pësrhkak të bllokimit të kanalizmëve nëntokësore, pasi nuk është ndërhyrjë prej dekadash për sistemimin e tyre.lezh permbytje2Gjithashtu si pasoje e motit të keq ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike herë pas herë si në fshatar ashtu edhe në qytetin e Lezhës.Ndërsa në Durrës si pasojë e reshjeve ka patur rreshqitje dherash ne Kodër- Vile. Dallget kanë shkuar deri ne 6 balle në det te hapur, ndërsa ështe pezulluar dalja e anijeve të peshkimit si pasojë edhe e erës së fuqishme. Gjithashtu përmbytje të pjesshme ka patur edhe në Shkozet dhe në zonën e plazhit.