Vlorë, rrëshqitja e bunkerëve rrezikon të marrë para banesat në lagjen "10 korriku"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2014, 16:45
Dhjetëra banorë në lagjen “10 korriku” të Vlorës rrezikojnë jetën për shkak të bunkerëve të ish diktaturës të vendosur në Kodër.Me nisjen e reshjeve, dherat në kodër rrëshqasin duke iu afruar banesave që ndodhen poshtë saj, së bashku me bunkerët. Kjo situatë është e njëjtë për të paktën dy vjetNdërkohë emergjencat civile, në varësi të prefekturës së Vlorës, pranojnë që gjendja është emergjente, por për momentin janë mjaftuar vetëm me inspektim, ndërsa ende nuk ka gjë konkrete.Me nisjen e reshjeve, banorët në lagjen 10 korriku detyrohen të bëhen më vigjilentë, me sytë nga Kodra e nga Zoti, duke e lutur që ajo të mos rrëshqasë.