Berisha: Buxheti “Migjenian” i Ramës, e vetmja arritje deklarata për Kosovën në Serbi
Buxhetin e 2015, ish kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si një buxhet migjenian, ku të pasurit do të vijojnë të pasurohen dhe të varfërit do goditen.“Do të trefishojë mjerimin dhe do të shumëfishojë varfërinë, sepse ky buxhet parashikon jo vetëm ngrirjen e rrogave dhe pensioneve, leva e dytë e varfërimit është rritja e çmimit të energjisë”, tha Berisha.Pasojat e mjerimit, dhe të shtetit policor, sipas ish-shefit te qeverisë kërcënojne rikthimi i vizave, për shkak të fluksit të madh të njerëzve që po kërkojnë azil.“Sot janë me qindra shqiptarë që fotografojnë veten në qeli, vetëm pët të kërkuar azil politik. Në buxhetin e grupës u katërfishuar numri i azilkërkuesve. Me këtë buxhet ju garantoj se do dhjetë fishohet . Të mos cënojmë një arritje shekullore për shqiptarët që ishte heqja e vizave”u shpreh ish-kryeministri.Duke komentuar për uljen e ndjshme të invesvimeve, Berisha ka pritshmëritë e tij se me protestën e 22 nëntorit do të bllokojë rritjen e taksave.“Pres që kjo protestë të bllokojë rritjen e taksave, të bllokojë këtë buxhet që godet mizorisht të varfërit dhe shtresën e mesme të vendit.”Ekzpozimin e fotove të Enver Hoxhës në 70- vjetorin e çlirimit, për ish-kryeministrin është demonstrimi i lidhjes së tij me ish diktatorin.“Lidhjet e Ramës me familjen Hoxha dhe hoxhizmin janë si lidhjet e mishit me thoin. Të vetmen gjë të mirë që bëri është fakti që ngriti çështjen e pavarësisë në Beograd dhe unë nuk di asgjë tjetër”