Çelet ekspozita: Dritëhije të qytetit të Tiranës

Dritëhije të qytetit të Tiranës është ekspozita e çelur në kuadër të 70 vjetorit të çlirimit të kryeqytetit dhe 400 vjetorit të saj si qëndër urbane.Kjo ekspozitë përmban punime në grafikë si dhe fotomontazhe me foto të vjetra dhe të reja të Tiranës.Florian Sallo ideatori i ekspozitës tregon se ndërthurja e të vjetrës me të renë ishte një emocion i veçantë pasi edhe ai vetë nuk e njihte atë pjesë të Tiranës.Që në orët e para të hapjes ekspozita pati vizitorë të shumtë."Dritëhije të qytetit të Tiranës" ekspozita e hapur në qëndrën multifionksionale TEN nga Bashkia e kryeqytetit do të qëndrojë e hapur për 10 ditë.