Asanzh: Gati publikimi i dokumenteve të tjera sekrete

Julian Asanzh ka premtuar se do të bëjë shumë shpejt publike dokumente të tjerë të fshehtë.Në një telekonferencë nga Ambasada e Ekuadorit në Londër, ku është strehuar që prej qershorit të vitit 2012, themeluesi dhe kryeredaktori i Wikileaks ka marrë pjesë në distancë në një simpozium: Trillimi dhe e Vërteta: Përtej Vëllait të Madh, të organizuar nga Festivali i Kinemasë në Lisbonë.Me mjekrën e bardhë që dallohej edhe më tepër në ekranin gjigant të kinemasë në Estoril, Assanzh ka akuzuar kompaninë Google se është vënë nën urdhrat e qeverisë amerikane.Gjithashtu ka kujtuar edhe një herë sa e rrezikshme është që agjencitë e shërbimit informative të kërkojnë të kenë sa më shumë të dhëna të jetë e mundur për qytetarët."Dyshoj se mbikqyrja massive e njerëzve është rruga e duhur për të luftuar terrorizmin", ka thënë Asanzh. "Në shoqërinë e sotme janë vënë në diskutim të drejtat individuale dhe kolektive. Përqendrimi i informacionit në pak duar të çon pashmangshmërisht drejt totalitarizmit".Duke mos pranuar të ankohet për qendrimin i mbyllur në një ambasadë, australiani ka zbuluar edhe lajmin, që pritet të shqetësojë jo pak autoritetet shtetërore."Po përgatisim një tjetër dosje me informacione të fshehta dhe shumë shpejt do të dalë në publik", u tha Asanzh të pranishmëve./Oranews.tv/