Athinë, përkujtohet sot revolta e studentëve ndaj Juntës
Pritet të mbahet sot në Athinë një marshim për të përkujtuar revoltën e studentëve grekë në vitin 1973, të cilët mbushën rrugët e kryeqytetit për të kundërshtuar juntën ushtarake të vendit.Si çdo vit, qytetarët do të dalin në rrugë për të përkujtuar revoltën dhe shfrytëzojnë ditën për të shprehur mërzitjen e tyre ndaj qeverisë.Marshimi do të përshkojë rrugën nga godina e Universitetit Politeknik e deri tek Ambasada Amerikane në Athinë.Studentët e Universitetit Politenik të Athinës dolën në demostrata për të treguar refuzimin ndaj juntës ushtarake që kishte pushtetin në Greqi në periudhën 1967-1974.Revolta nisi më 14 nëntor 1973 por situata degjenroi në në përleshje të përgjakshme në mëngjesin e 17 nëntorit.Zakinisht, 17 nëntori është ditë pushimi në Greqi për shkollat dhe universitetet dhe në kampusin e unviersitetit Politkenik kryen ceremoni përkujtimore.