"Autochthonous" dhe sherri në Serbi, tani lojë elektronike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2014, 14:05
Droni që valëvit flamurin Autochthonous në mes të fushës dhe lojtarët fitojnë pikë nëse arrijnë të mbajnë në ajër dronin pa i rënë në dorë futbollistëve në fushë me fanellë të kuqe, që i ngjason fanellës së kombëtares serbe.Ndeshja Shqipëri- Serbi e luajtur më 14 tetor transformohet në një aplikacion, I cili prej 11 nëntorit është në ‘Google Play Store’. Pikë shtesë merr lojtari I cili arrin që bëjë që futbollisti kërcen për ta kapur flamurin dhe nuk e arrin atë.Kur nuk kanë kaluar as 6 ditë janë gati 3 mijë recenca. Tani faqja e aplikacionit në ‘Google Play Store’ është transformuar në një arenë debati midis shqiptarëve dhe serbëve jo vetëm për lojën por edhe për ndeshjen e ndërprerë.