PD kundër buxhetit, Bode: Eshtë larg interesave të qytetarëve
Tirane- PD e ka bërë opozitën e buxhetit nga selia blu.Ish-ministri i Financave Ridvan Bode dhe deputeti Sherefedin Shehu deklaruan se buxheti është larg interesave të qytetarëve.Duke analizuar draftin që pret votën në Kuvend, PD deklaroi se ka rritje të shpenzimeve për qeverisjen qendrore në masën 20% dhe ulje në masën 14 % për qeverisjen lokale.Ndërsa barra fiskale deklaron PD rëndon mbi bizneset dhe qytetarët.Ridvan Bode: "Investimet publike në këtë buxhet mbeten në nivelet më të ulëta historike. 1 miliardë dollarëshi i shpenzimeve të buxhetit u rrit duke mbajtur të bllokuara pagat e punonjësve. Nuk ka një listë orientuese që askush të mos ketë mundësi të adresohet pse filan projekt nuk po merret në konsideratë nga ana e qeverisë. As në arsim e as në Shëndetësi nuk bëhet fjalë për të intensifikuar apo përmirësuar shërbimet.Buxheti qëndror është rritur me 20 % si vëllim shpenzimesh. Buxheti lokal 14 % krahasuar me vitet e mëparshme.”Sherefedin Shehu: "Ka një rritje të konsiderueshme të barrës mbi biznesin e qytetarët. Ata do të paguajnë më shumë me këtë buxhet. E gjithë rritja ekonomike do të shkojë në masën më të madhe për konsum parazitar të qeverisë. Shqetësimi më i madh është që qytetarët do të paguajnë më shumë e nuk do të marrin asgjë”/Oranews.tv/