Londër, evakuohet parlamenti britanik, u gjet një pako e dyshimtë
Një pjesë e godinës së Parlamentit Britanik është evakuar nga policia e Londrës pasi është konstatuar se në të gjendej një pako e dyshimtë. Megjithatë, disa minuta më vonë stafi që punonte në këto ambjente është lejuar të rifutej brenda.Një zëdhënëse e policisë metropolitan të Londrës dhe se godina ishte pikërisht mbi stacionin e nëndheshëm në Uestminister, dhe u boshatis tërësisht ndërkohë që policia po hetonte.Gjithashtu u njoftua edhe për mbylljen e stacionit të metrosë, ndërsa mjetet e policisë nuk lejuan kalimin e makinave dhe kalimtarëve në rrugën pranë godinës.Që prej gushtit niveli i sigurisë në Britani është rritur në maksimum për shkak të rrezikut që vjen nga luftëtarët e Shtetit Islamik që mund të kthehen në vend pasi kanë marrë pjesë në luftimet në Irak dhe Siri. Sipas analistëve numri i kësaj kategorie njerëzish mund të jetë me mijëra.Muajin e kaluar, u vendos që pikat kryesore turistike të Londrës, por edhe godinat qeveritare, të ruheshin me ushtarë të armatosur, një masë parandaluese kjo e marrë menjëherë pasi një njeri i armatosur sulmoi dhe vrau një ushtar në parlamentin kanadez. /Oranews.tv/