Berat, të djathët pro titullit "Qytetar Nderi" për Xhanfize Kekon, abstenojnë për Moisiun

Këshilli Bashkiak i Beratit ka nderuar me titullin "Qytetar Nderi" ish/presidentin Alfred Moisiu dhe regjisoren e filmave për fëmijë Xhanfize Keko, pas vdekjes.Dhënia e titujve është bërë gjatë mbledhjes së radhës së këtij këshilli, ku këshilltarët e djathtë, ndërsa kanë qënë "pro" për regjizoren Keko, kanë abstenuar për dhënien e këtij titulli Alfred Moisiut.Duke e vlerësuar figurën e regjizores Keko, si një artiste e madhe që rrjedh nga një familje artistësh që kontriubuan për artin shqiptar dhe duke vlerësuar zgjedhjen e saj për të xhiruar në këtë qytet muze kryefilmin "Tomka dhe shokët e tij",të gjithë këshilltarët e pranishëm në mbledhje kanë votuar "pro" për dhënien e këtij titulli nderi, ndërkohë që këshilltarët e djathtë kanë abstenuar për Alfred Moisiun, me pretendimet se nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë dhe nuk kontriubuar për Beratin.Pas shumë diskutimeve, Këshilli Bashkiak ka miratuar dhënien e këtyre dy titujve, me 20 vota "pro" për Xhanfize Kekon dhe me 12 vota pro dhe 8 abstenime për Alfred Moisiun.