Ndërron jetë Doktor Flori. Këngëtari shqiptar mbërriti i pajetë në spital

Tirane- Ndërron jetë në moshën 35 vjeçare, Florian Kondi, këngëtari i njohur nga të gjithë si Doktor Flori.Urgjenca e QSUT-së konfirmoi se Flori mbërriti pa jetë rreth orës 10:30 minuta të paradites së sotme."Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së papritur të Florian Kondit. Dyshohet se shkak i vdekjes mund të jetë një mbidozë droge ose alkooli por do të jetë autopsia e cila do të nxjerrë konkluzionet"  informoi gazetarja jonë Manjola Hasa.Ai ishte karizamtik, energjik, me forcën e një artisti që kërkon ti dëgjohet zëri dhe të sjellë ndryshim në komunitetin e tij.E ka bërë këtë kur këndonte krah Edi Ramës në këngën "Tirona" dhe thonte se kjo është Tirona jonë, ku kam të ardhmen dhe ëndrrat e mia.Pak muaj më parë Dr.Flori promovoi një këngë në bashkpunim me Ermal Mamaqin dhe slogani ka qënë pikërisht kundër konsumimit të lëndëve narkotike.I lindur në Tiranë më 29 shkurt 1979, Flori, Këngëtari Floran Kondi la pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë i cili ka vetëm disa javë që ka lindur.Në maj të vitit 2013, në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme ai publikoi këngën "Zemërthyer", përmes së cilës shprehte zhgënjimin e tij për marrëveshjet politike përpara zgjedhjeve të 23 Qershorit.Pas ndarjes nga grupi "West Side Family" këngëtari 35 vjeçar bashkëpunoi me shumë këngëtarë të tjerë, e në veçanti me Ermal Mamaqin i cili konsiderohej si miku i tij më i mirë.Ngushëllime për ndarjen nga jeta të këngëtarit kanë shprehur të gjithë kolegët e tij.Dr Flori është kompozitor por autori i  shumë këngëve. Në Festivalin e 51-të të këngës ai prezantua me këngën "Jam ti". Muzika: Dr.Flori ft. Fabi, Orkestroi: Dr.Flori ft. Fabi, Teksti: Dr.Flori ft. Fabi.Aurela Gaçe: Kam dhimbje e trishtim për ty miku im i shtrenjtëaurela