Vdekja e 16 vjeçares në Sarandë, ndalohet varrimi në Janinë

Sarande- Policia greke ndalon varrimin e 16 vjeçares e cila humbi jetën pasditen e së shtunës pasi ishte larguar nga dentisti.Prokuroria e Janinës urdhëroi ndalimin e ceremonisë mortore e cila ishte parashikuar të zhvillohej në orën  15:00 të ditës së sotme.  Një ditë më pari i ati deklaroi se kishte dyshiem për shkaqet e vdekjes dhe do i kërkonte prokurorisë së Janinës të ribëhej ekspertiza mjeko- ligjore. I ati:  Kishte shenja, të ribëhet autopsia  Babai i vajzës që humbi jetën pasditen e së shtunës 15 nëntor në Sarandë, pak pasi ishte larguar nga dentisti hedh dyshime për shkaqet e vdekjes.Sipas tij shkaqet e vdekjes së Kostandina Anagnostit nuk janë hemoragjia e brendshme siç thotë ekspertiza mjeko ligjore.Jorgo Anagnosti tregon se kur është futur në morg ka dalluar shenja në trupin e vajzës, që ai kishte 10 vjet pa e parë, pas divorcit me nënën e adoleshentes."Pashë vajzën në gjëndje jo normale. Pashë njolla nëpër duar. Dua riekspertizë. Mësova se  ish bashkëshortja ime ka vendosur ta varrosë vajzën në Janinë. Do iki sonte në Janinë dhe kam kërkuar nga Prokuroria e Janinës të mos lejojë varrosjen e vajzës deri sa të bëhet një tjetër ekspertizë nga mjekët atje. Për këtë do të këmbëngul me forcë."Ai akuzon bashkëjetuesin e ish bashkëshortes si përgjegjës për vdekjen e vajzës së tij 16 vjecare Kostandina Anagnosti."Dyshoj se dicka ka ndodhur.  Besoj se ai e ka fajin"16 vjecarja Kostandina Anagnosti humbi jetën papritur teksa largohej për në Qafë Botë, nga ku do të shkonte në Janinë ku edhe jetonte me nënën e saj dhe dy vëllezërit. Nga rezultatet e autopsisë u deklarua se vajza vdiq nga hemoragjia e brendshme për shkaqe natyrore.[caption id="attachment_423981" align="alignnone" width="640"]babai i vajzes se vdekur ne sarande Jorgo Anagnosti, babai i vajzës 16 vjeçare[/caption]EkspertizaParaditen e së dielës, 16 nëntor përfundoi ekspertiza mjeko- ligjore e 16 vjeçares Kostandina Anagnosti, e cila mbasditen e së shtunës erdhi e vdekur në spitalin e Sarandës. Sipas mjekut ligjor i ardhur nga Tirana, pasi në spitalin e Sarandës nuk ka mjek specialist ligjor, mësohet se shkak i vdekjes së 16 - vjeçares Kostandina Anagnosti ka qenë një hemorragji e brendshme e cila ka ardhur për shkaqe natyrale.  Ndërkohë gjithashtu mësohet se do të bëhet edhe një tjetër ekspertizë më e specializuar mikroskopike, që realizohet në Institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë dhe përgjigja e saj kërkon kohë.Sipas prokurorisë së Sarandës bëhet e ditur gjithashtu edhe se vizita tek dentisti i 16 - vjeçares Kostandina Anagnosti nuk ka fare lidhje me ngjarjen./Oranews.tv/