Albert Paparisto, homazhe për muzikologun që ndërroi jetë në SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2014, 17:53
Trupi i muzikologut Albert Paparisto që ndërroi jetë në Amerikë, do të prehet në atdhe.Në nder të tij u bënë homazhe në Universitetin e Arteve ku familjarë, të afër dhe miq i dhanë lamtumirën e fundit muzikologut të shquar.Albert Paparisto është themeluesi i Konservatorit Shqiptar dhe si një ndër drejtuesit e parë të Teatrit të Operas e Baletit.Albert Paparisto u diplomua për muzikologji në vitin 1956 në Moskë.Professor Papartisto drejtoi TOB në 1958, dhe në 1962 themeloi Konservatorin Muzikor të Tiranës. Nga kontributi i tij në muzikë, ai u shndërrua në shembullin më të mirë të artistëve ndër dekada.Albert Papartiso ndërroi jetë në moshën 90 vjecare në Michigan ndërsa në atdhe u bënë nderimet e tij të fundit.